Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=134967
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A më lejohet mua si baba të shikoj se çfarë mbajnë fëmijët e mi në celularët dhe në kompjuterët e tyre, nëse frikësohem se ka diçka të keqe në to?”
Përgjigje: “Po, kjo është obligim për ty. Ti duhet t’i kontrollosh dhe të shikosh se çfarë ka aty. Sa e sa herë ju kam thënë që të mos u blini fëmijëve tuaj celularë, të cilët kanë edhe tjera funksione pos bisedës. Mos harroni se ata (“celularët e mençur”) janë shkak i rrjedhës së të këqijave të shumta dhe ndalesave. Mos u blini atyre lloje celularësh të tillë!”
Pyetje: “Disa thonë se veprime të tilla të babait janë nga llojet e spiunimit të ndaluar. A është kjo e vërtetë?”
Përgjigje: “Kjo është thënie e kotë. Babai është urdhëruar që t’i edukojë fëmijët e tij dhe të kujdeset për ta. Kjo është detyra e tij dhe nuk ka të bëjë fare me spiunimin. Kjo është një detyrë me të cilën Allahu e ka detyruar. Sot është kohë sprovash, e një ndër to është edhe ajo që e thonë disa: “Nuk duhet t’u thoni asgjë fëmijëve tuaj, grave e bijave, kjo është dhunë ndaj familjes. Lëri ata të bëjnë çfarë të duan, mos ndërhyj në punët e tyre sepse kjo është dhunë ndaj familjes.” Vetëm tek Allahu mbështetemi! Ata nuk duan që njerëzit t’i kryejnë detyrat e veta, në mënyrë që çdokush ta bëjë atë që dëshiron.”