Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prindi ndalon vajzën e vogël që të martohet derisa të martohet vajza e madhe

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 
Burimi: el-Muntaka (3/152)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
 
Pyetje: A është e detyrueshme për prindin që të ndaloj vajzën e tij të vogël që të martohet derisa të martohet vajza e madhe?
 
Përgjigje: Nuk është e lejuar për babain që të ndalojë vajzën e vogël nga martesa nëse dikush ka kërkuar ta fejojë vetëm për shkak se motra e madhe nuk është martuar.
 
Kjo është nga traditat e injorantëve që nuk ka mbështetje në sheriatin Islam. Ata besojnë se një veprim i tillë dëmton vajzën më të moshuar në rast se vajza më e re martohet para saj. Nëse kjo me të vërtet ka ndodhur, kjo gjithashtu dëmton edhe vajzën e vogël – dhe parimi (i sheriatit) thotë:
 
”Një e keqe nuk largohet me një të keqe tjetër.”

Shpërndaje: