“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Prindi nuk nuk lejon vajzën të martohet për shkak se ajo sjell të ardhura

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: “Fetaua Islamijeh” 3/211
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Cila është këshilla juaj për bashkëshortët dhe bashkëshortet, në mënyrë që ata të gjejnë pajtimin dhe t’i largojnë kundërshtimet që ata kanë ndërmjet vete? Dhe çfarë i këshilloni disa prindër të cilët nuk lejojnë martesën e vajzave të tyre, për shkak se ato sjellin të ardhura në shtëpi (për shkak se ato punojnë)?”

Përgjigje: “Këshilloj të gjithë bashkëshortët dhe bashkëshortet që të lënë anash në mënyrë të menjëhershme kundërshtimet që ata kanë ndërmjet vete. Mos të kërkojnë shumë nga njëri-tjetri, të falin njëri-tjetrin qoftë edhe nëse i bie që të lëshojnë pe ndaj asaj që i takon. Thotë i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem:

لا يفرك مؤمن مؤمنة إن سخط منها خلقا رضي منها خلقا آخر

“Besimtari nuk duhet të urrej besimtaren. Nëse ai e urren diçka tek ajo, është i kënaqur me diçka tjetër.”

Ndërsa, në lidhje me pjesën e dytë të pyetjes, them se, veprimi i tillë është nëpërkëmbje dhe tradhti ndaj atyre që i kanë në përgjegjësi. Ky është veprim i ndaluar. Në rast se kjo ndodh me të vërtetë, atëherë përgjegjësia e prindit në këtë rast bie dhe përgjegjësinë për femrën e merr dikush tjetër (më i afërti) i radhës. Nëse ndodh e njëjta gjë edhe me përgjegjësin tjetër, përgjegjësia e saj bie mbi tjetrin që është më i afërt. Dhe në qoftë se të gjithë përgjegjësit janë të të njëjtit mendim (nuk e martojnë atë për të njëjtën gjë), atëherë çështja duhet të dërgohet tek gjykata dhe gjykatësi është ai që e marton këtë femër.”

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram