Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

E prishi agjërimin dhe pastaj bëri marrëdhënie seksuale

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: Mexhmu-ul-Fetaua (116/145)
 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një burrë e prishi agjërimin dhe më pas bëri marrëdhënie seksuale. A është ai i obliguar ta kompensojë këtë ditë dhe të bëjë shpagim, apo vetëm ta kompensojë?

Përgjigje: Ai është i obliguar vetëm që ta kompensojë këtë ditë. Ndërsa në lidhje me shpagimin, imam Maliku, imam Ahmedi dhe imam Ebu Hanife janë të mendimit se ai është i obliguar të bëj shpagimin. Megjithatë, imam Shafiu nuk është i këtij mendimi.

Shpërndaje: