Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/node/%205844
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Një personit iu prish abdesi i tij gjatë bërjes tafav dhe pastaj ai doli dhe morri abdes. A duhet ta vazhdojë tavafin aty ku e ndërpreu atë apo duhet ta bëjë nga fillimi?
Përgjigje: Nëse abdesi prishet gjatë tavafit edhe tavafi prishet. Ky është sikurse namazi. Namazi prishet në qoftë se abdesi prishet. Një gjendje e pastër është një kusht për vlefshmërinë e tavafit sikurse është një kusht për vlefshmërinë e namazit. Hadith thotë:
”Tavafi rreth Qabes është namaz përveç se ju flisni gjatë tij.”
Nuk është transmetuar se profeti ﷺ bëri tavaf pa abdes. Ai ﷺ i tha: Aishes (radijAllahu anha) kur asaj i erdhi periudha e saj mujore:
”Bë çdo gjë që bën pelegrinazhi përveç tavafit rreth Qabes derisa të pastrohesh.”
Nëse një personi i prishet abdesin e tij gjatë tavafit, tavafi i tij prishet. Si rezultat, ai duhet të del të marrë abdes dhe ta përsëris tavafin nga fillimi.