Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Profesioni si avokat në këtë kohë, sipas Imam Albanit

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Fataua Xhudeh (20 B)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Cili është vendimi për të punuar në gjykata apo në zyrë avokatie në një vend që gjykon me ligje të themeluar nga njerëzit nga perëndimi dhe jo me sheriat?”

Përgjigje: ”Unë nuk e konsiderojnë të jetë e lejueshme për të punuar si avokat sot, për shkak të arsyes që pyetësi përmendi. Përjashtimi i vetëm është nëse do të imagjinojmë një rast shumë të vështirë, që unë nuk besoj se mund të plotësohet nga dikush, i cili përmbush dy tipare që janë shumë të rralla sot:

1 – Avokati duhet të ketë studiuar sheriatin në bazë të Kuranit dhe Sunnetit në të njëjtën mënyrë sikurse ai ka studiuar ligjet njerëzore. Vetëm kjo është pothuajse e pamundur për t’u gjetur. Avokatët që studiojnë ligjet njerëzore shpenzojnë shumë vite në këtë. Kur do të ketë kohë ai që të studijoj sheriatin sipas Kuranit dhe Sunnetit? Kjo është detyrë e çdo dijetari që dëshiron të miratoj një gjykim të bazuar në sheriat.

2 – Avokati duhet të jetë jashtëzakonisht i devotshëm. Kur klienti i kërkon të mbrojë të drejtat e tij, ai e studion të drejtën e tij në bazë të dy aftësivë që zotëron; Kuranin dhe Sunnetin dhe juridikun. Në qoftë se ai mund të gjejë një mënyrë ligjore për t’ia siguruar klientit të drejtën e tij pa kundërshtuar njohuritë e tij të sheriatit, i lejohet atij që ta mbrojë atë. Sipas mendimit tim, është e mundur që ai të veprojë kështu një vit ose dy. Pastaj ai bie në epshe, kështu që ai lë pas dore që të kërkojë të vërtetën, pa marrë parasysh nëse ajo ndikon klientin ose veten e tij. Ai do të shkojë pas interesave personale që i sjellin profite.

Prandaj është shumë e vështirë. Prandaj unë them se profesioni i avokat i nënshtruat ligjeve të sotme nuk lejohet.

Shpërndaje: