“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Profeti ﷺ i ndihmonte gruas së tij

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (3/114)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Bukhari ka thënë:

676 – Ademi na tregoi: Shu’beh na tregoi: el-Hakam na tregoi, nga Ibrahimi, nga el-Esued: Unë e pyeta Aisheh se çfarë e kishte profeti ﷺ zakon të bënte në shtëpi. Ajo u përgjigj: “Ai e kishte zakon të ndihmonte familjen e tij. Kur thirrej ezani ai shkonte për tu falur.”

Hadithi vërteton modestinë e profetit ﷺ pasi që ai e ndihmonte familjen e tij me punët e shtëpisë, siç janë larja, pastrimi dhe gjëra të tjera. Jo vetëm që kjo i përket udhëzimit të profetit ﷺ, por sjell edhe dashuri më të fortë mes bashkëshortëve. Nëse gruaja ndien se burri i saj po e ndihmon atë me familjen dhe qëndron pranë saj, ajo do ta dojë atë pa dyshim më shumë. Sepse zakonisht burrat kanë adet të tregohen mendjemëdhenj ndaj kësaj.

Hadithi gjithashtu dëshmon se punët e shtëpisë nuk zhvleftësojnë obligimin e namazit me xhemat. Profeti ﷺ la punët e shtëpisë për t’u falur. Por nëse ushqimi është shërbyer së pari duhet ngrënë dhe pastaj të falesh.

Shpërndaje: