Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: Zadul-Mead (2/289)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Profeti ﷺ kurrë nuk ka braktisur therjen e kurbanit për Kurban Bajram.
Transmetohet se në njërin prej Bajrameve, ai ﷺ theri dy desh. Dhe e bëri këtë pas faljes së namazit të Bajramit.
Dhe tha:
“Kushdo që ka therur para namazit të Bajramit, therja e tij nuk ka të bëjë me Kurban Bajramin. Ajo kafshë e therur është vetëm mish me të cilin e ka furnizuar familjen e tij.”
Transmeton Bukhari (10/16) dhe Muslimi (1961).
Çështja (sevapi) është në aktin e therjes, dhe me këtë veprim, ne e adhurojmë Allahun.
Profeti ﷺ na mësoi që të therim qengjin i cili ka mbushur gjashtë muaj, ose devenë e cila ka mbushur pesë vjeç dhe lopën që ka mbushur dy vjeç.