Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Profeti ﷺ nuk falej mbi sexhade

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: Mukhtasar-ul-Fataua el-Misrijjeh (1/155-156)

Shkurtoi: Imam Badr-ud-Din Muhamed bin Ali el-Hanbeli el-Ba’li (v. 777)

Përktheu: ValdetGashi

www.perlatmuslimane.com

Profeti ﷺ dhe shokët e tij nuk faleshin mbi sexhade. Profeti ﷺ falej mbi (humreh) gjethe të palmës që e mbronin nga të nxehtit e tokës, dhe mbi rërë.

Është transmetuar se disa dijetarë hynë në xhamin e profetit ﷺ dhe vënë diçka në tokë.

Imam Maliku urdhëroi që ai person të pengohej dhe i tha atij:

”A nuk e dini se kjo është një risi në xhaminë tonë?”

Shpërndaje: