Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: Tefsir el-Kuran el-Adhim (2/639)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (azze ue xhel) tregoi se Jusufi (alejhis-selam) ka thënë:
رَبِّ قَدْ آتَيْتَنِي مِنَ الْمُلْكِ وَعَلَّمْتَنِي مِن تَأْوِيلِ الأَحَادِيثِ فَاطِرَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ أَنتَ وَلِيِّي فِي الدُّنُيَا وَالآخِرَةِ تَوَفَّنِي مُسْلِمًا وَأَلْحِقْنِي بِالصَّالِحِينَ
“Zoti im! Ti vërtet që ke derdhur mbi mua nga fuqia e sundimit dhe më ke mësuar shpjegimin e ëndrrave; Ti (i Vetmi) Krijues i qiejve dhe i tokës! Ti je Veli (Mbrojtës, Ndihmues, Ruajtës) për mua në dynja dhe në Jetën e Përtejme! Më bëj mua që të vdes musliman (si një i nënshtruar vullnetit Tënd) dhe më bashko me të drejtët.”1
Ibn Abbasi ka thënë:
“Asnjë profet para Jusufit (alejhis-selam) nuk dëshiroi të vdiste.”
Të njëjtën gjë e përmendi Ibn Xheriri nga es-Sudi, nga Ibn Abasi i cili ka thënë se ai ishte profeti i parë që u lut për këtë.
Është e mundur se ai është i pari që u lut për të vdekur në Islam, siç ishte Nuhu i pari që u lut me këtë dua:
رَبِّ اغْفِرْ لِي وَلِوَالِدَيَّ وَلِمَن دَخَلَ بَيْتِيَ مُؤْمِنًا وَلِلْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ
“Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë, edhe besimtarët e besimtaret.”2
Është gjithashtu e mundur që ai është i pari që u lut që kjo të ndodhë, sikurse sugjeron shpjegimi i Katades. Megjithatë, kjo nuk lejohet në sheriatin tonë. Imam Ahmd bin Hanbel (rahimehullah) ka thënë: Isma’il bin Ibrahim na tregoi: Abdul Aziz bin-Suhejbi na tregoi, nga Enes bin Maliku i cili tha se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Asnjë nga ju nuk duhet të dëshirojë vdekjen për shkak të një dëmi që e ka goditur atë. Dhe në qoftë se ai detyrohet të dëshirojë vdekjen, ai duhet të thotë:
اللهُمَّ أَحْيِنِي مَا كَانَتِ الْحَيَاةُ خَيْرًا لِي، وَتَوَفَّنِي إِذَا كَانَتِ الْوَفَاةُ خَيْرًا لِي
“O Allah! Më jep jetë përderisa është më mirë për mua që të jetojë dhe më jep vdekjen në qoftë se vdekja është e mirë për mua.”
Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi.
1 12:101
2 71:28