Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Fataua Xhuddah 12
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Protestat i kemi parë me sytë tanë, në kohën kur Franca kishte kolonizuar Sirinë, ashtu edhe siç po ndodh në vende të ndryshme të botës, kohët e fundit në Algjeri, veçanërisht në këtë çështje, sepse Algjeria ua ka kaluar vendeve të tjera në këtë lloj devijimi, duke ngjasuar tërësisht me kufarët.
Më herët nuk kemi dëgjuar se edhe femrat e reja dalin dhe protestojnë, gjë e cila është në përputhshmëri të plotë me veprimet e kufarëve dhe grave të tyre. Kështu, ndodh të shohim në fotografime, televizion e të dëgjojmë në radio, mijëra burra dhe gra bashkërisht të përzier, pavarësisht nëse ata janë evropianë apo të tjerë. Ata shtyhen me njëri-tjetrin, duke qëndruar krah për krahu, e ndoshta pjesët e përparme të trupit të ndonjërit i prekin pjesët e trupit të pasme të dikujt tjetër. Kjo është plotësisht në përputhshmëri me kufarët, që të rinjtë meshkuj e femra të dalin dhe të protestojnë.
Pos kësaj, protestat janë një fenomen i trashëguar nga metodologjia e kufarëve për të shprehur revoltën kundër ndonjë ligji apo rregulli të vënë mbi ta, apo për të shprehur pakënaqësinë ndaj këtyre ligjeve apo rregullave. Gjithashtu, po ia shtoj edhe një gjë:
Këto protesta të mënyrës europiane, e që myslimanët po i praktikojnë në ditët e sotme, nuk kanë mbështetje në Sheriat që përmes tyre të përmirësojmë qeverisjen rrjedhimisht dhe gjendjen shoqërore. Në këtë pikë të rëndësishme, po gabojnë të gjithë grupet dhe grupimet islamike, të cilat nuk pasojnë rrugën e Profetit salallahu alejhi ue selem në lidhje me përmirësimin e shoqërisë.
Shoqëria nuk përmirësohet në shoqëri islame përmes britmave, slogane të ndryshme dhe protestave. Ajo ndryshohet me heshtje dhe me përhapjen e diturisë në mesin e myslimanëve, me edukimin e tyre në Islamin e vërtetë, derisa kjo edukatë të japë frytin e vetë, qoftë edhe pas një kohe të gjatë.”