Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pse duhet të provokohen jehudët kundër muslimanëve të dobët në Palestinë?

Shejkh Muhammed Ibn Umer Bazmul 

Burimi: https://twitter.com/mbazmol62

http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=145774

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

1 – Feja ime më ka mësuar se zhdukja e dunjasë është më e lehtë tek Allahu i Lartësuar sesa vrasja e një besimtari pa të drejtë.

Transmetohet në librin “Sahijhut et-Targhib uet-Terhib” të shejkh Albanit (Allahu e mëshiroftë):

2438 – (Sahihun li gajrihi) Nga Bera Ibn Ezib (radijAllahu anhu) transmetohet se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

”Zhdukja e dunjasë është më e lehtë tek Allahu se sa vrasja e një besimtari pa të drejtë.” 

E ka transmetuar Ibn Maxheh me zinxhir ”hasen” të mirë, Bejhakiu dhe El-Esbahani i cili ka shtuar:

”Nëse banorët e qiellit të Tij dhe banorët e tokës së Tij do të merrnin pjesë në (derdhjen e) gjakut të një besimtari, Allahu do t’i fuste në zjarr.”

Ndërsa në transmetimin e Bejhakiut thuhet: 

“Zhdukja e të gjithë dunjasë është më e lehtë tek Allahu sesa gjaku i cili derdhet pa të drejtë.”

2439 – (Sahih) Nga Abdullah Ibn Amr (radijAllahu anhu) transmetohet se profeti ﷺ ka thënë:

”Zhdukja e dunjasë është me e lehtë tek Allahu sesa vrasja e një burri musliman.”

E transmetojnë hadithin Muslimi, Nesaiu dhe Tirmidhiu edhe në gradën ”merfu1” edhe ”meukuf2”, më i sakti është ”meukuf”.

2440 – (Hasen, sahih) Transmetojnë Nesai dhe Bejhaki gjithashtu nga hadithi i Burejdes i cili ka thënë: Ka thënë i dërguari i Allahut ﷺ:

”Vrasja e një besimtari është (diçka) shumë më e madhe tek Allahu sesa zhdukja e dunjasë.”

Ky është një mesazh për ata që e konsiderojnë si të lehtë vrasjen e muslimanëve.

2 – Duke pasur parasysh se ju i provokoni ata që t`i vrasin muslimanët dhe ju e dini se nuk keni fuqi kundër tyre, atëherë, kjo do të thotë se ju dëshironi vrasjen e muslimanëve.

3 – Duke pasur parasysh se ata vrasin muslimanët kur ju i sulmoni ata dhe se ju nuk mund të mbroni veten kur ata ju sulmojnë, atëherë, ju jeni të obliguar që të ndaloni sulmin dhe provokimin ndaj tyre, në mënyrë që ata të mos vrasin njerëzit e pafajshëm.

4 – Duke pasur parasysh se atyre iu dha kufoma e fëmijës në ditën e xhuma, dhe ata e dinë se në çfarë gjendje janë muslimanët në ditën e xhuma, kështu që, ata thurën plane për diçka në të cilën edhe ju bashkëpunuat me ta.

5 – Mendoni për qëndrimin e të dërguarit ﷺ në luftën e Ehzabë, dhe si u dëshpërua Ai nga rrethimi që i ishte bërë muslimaneve, ku dëshiroi t’u jap një të tretën e hurmave të Medines fiseve kufare në mënyrë që ta lehtësojnë rrethimin.

6 – Torturat e kufarëve të Mekës u shtuan ndaj muslimanëve duke i izoluar, duke i vrarë dhe duke i shqetësuar dhe kur ata u ankuan tek i dërguari. Çka i urdhëroi ai ﷺ? I urdhëroi me durim, porse ju po nguteni.

7 – Çka doni që ata të veprojnë, ndërsa Gaza është e rrethuar? Thashë: Në vend se të bëhen sebeb që të vriten njerëzit dhe të shkatërrohen pasuritë e tyre, të durojnë dhe të nxitojnë që me mënyrë paqësore ta zgjidhin konfliktin.

8 – Që muslimanët të shpërqendrohen nga mobilizimi dhe forcimi i pushtetit, kjo është nga qëllimet kryesore të armikut dhe hyrja në konflikt me ta (në këtë gjendje që janë sot muslimanët) ia realizon qëllimin e tyre. Pjesën tjetër kuptoje vetë.

9 – E vërteta është e qartë ndërsa e kota është e paqartë. Si mund të jetë hija e drejtë kur shkopi është i shtrembër. Ata e kanë provuar më parë kur i provokuan jehudët sesi ata e sulmuan Gazën dhe i vranë të pafajshmit. Atëherë pse duhet që të provokohen ata?

10 – Duhet t’iu mjaftoj juve naiviteti i njerëzve. Ata Shiat janë pasues të Iranit. Ata nuk kanë mundësi për tu përballuar. Ata janë një lëvizje e mbuluar e cila e mashtron umetin dhe muslimanët nga një çështje tjetër për në kurrizin tënd oj Gaza.


1 Hadithi i cili arrin deri tek i dërguari i Allahut ﷺ.

2 Hadithi të cilit senedi i ndalohet tek sahabiu dhe nuk ngrihet deri tek i dërguari i Allahut ﷺ.

Shpërndaje: