Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Pse quhej Isai (alejhi-selam) me emrin Mesih?
Përgjigje: Sepse ai (alejhi salatu ue selam) e prekte (fërkonte) të verbërin dhe të sëmurin me lebrozë dhe Allahu e shëronte atë (të verbërin apo të sëmurin me lebrozë). Kur i prekte (fërkonte) ata, Allahu i shëronte. Për këtë arsye Isai quhej Mesih.
Ndërsa Dexhalli u quajt Mesih sepse ai do të udhëtojë dhe do të bredhë nëpër tokë.