“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Pse të kesh sutre në një dhomë bosh?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Nur ala-Darb (50 A)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Ndoshta dikush pyet se çfarë dobie ka falja drejt sutres në qoftë se je duke u falur i vetëm në një dhomë?”

Përgjigje: ”Dobia është pasimi i Sunnetit. Mund të ketë një urtësi me këtë veprim, domethënë kufizimi i shiqimit në një vend në mënyrë që të mos shikosh djathtas dhe majtas. Kështu thonë dijetarët.”

Shpërndaje: