Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fetaua el-Mer’eh (2/981)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Që gruaja të punoj, është kusht që puna e tillë të jetë vetëm hapësirë për femra, si p.sh. mësimi i vajzave, qoftë nëse është një punë në administratë ose mësimdhënie. Gjithashtu, lejohet që ajo të punoj në shtëpi si rrobaqepëse e rrobave të grave e të ngjashme.
Sa i përket hapësirave të punës ku janë të veçanta për burra, nuk është e lejuar që ajo të punojë aty, sepse kjo kërkon që ajo të përzihet me ta, gjë e cila është një fitne (sprovë) e madhe nga e cila detyrimisht duhet shmangur. Profeti salallahu alejhi ue selem se ka thënë:
ما تركت بعدي فتنة أضر على الرجال من النساء وأن فتنة بني إسرائيل كانت في النساء
“Nuk kam lënë pas vetes sprovë më të dëmshme për burrat sesa femrën dhe me të vërtetë sprova e parë e beni israileve ishin femrat.”
Prandaj, njeriu duhet ta ruaj familjen e tij nga vendet ku mund të ballafaqohen ata me sprova dhe shkaqet e saj në të gjitha rrethanat.