Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Punësimi në një fabrikë që prodhon avionë luftarakë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/liqu-%2020-08-1435.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ekziston një fabrikë në vendin e kufrit që prodhon avionë luftarakë me qëllim të mbrojtjes ose sulmit. A i lejohet një musliman që të punojë në një fabrikë të tillë?

Përgjigje: Nëse fabrika prodhon për të luftuar muslimanët, nuk lejohet që muslimani të punojë në të. Në këtë rast ky është bashkëpunim në mëkate dhe armiqësi. Por nëse nuk prodhon për të luftuar muslimanët, por vetëm për qëllime përfituese, kjo konsiderohet e lejueshme. Nuk lejohet që muslimani të marrë pjesë ose të punojë në diçka që do të kontribuojë në luftë kundër muslimanëve.

Shpërndaje: