Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (20 A), min: 13:27
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi mbi personin që e thërret ezanin për vetëm për hir të pagës?
Përgjigje: Para së gjithash, duhet të dimë se pagesa e dhënë nga shteti për imamët dhe muezinët nuk është pagë për mundin e tyre. Është një dhuratë nga arka e shtetit për njerëzit që u sjellin dobi muslimanëve, si mësuesit, imamët, muezinët, gjyqtarët dhe udhëheqësit. Kështu që nuk është pagë për mundin e tyre, në mënyrë që të mund të themi se është e paligjshme ta pranosh pagë për ibadetin. Është një dhuratë nga arka e shtetit për personin që kryen këtë detyrë.
Por a është e lejuar për muezinin apo imamin që të thërret ezanin dhe të udhëheq njerëzit në namaz për hir të pagës? Mos e ke këtë qëllim. Një qëllim i tillë e shkatërron veprën e tij. Në këtë rast, ti as nuk shpërblehesh për ezanin, namazin, punësimin si gjyqtarë ose për mësimdhënie. Ke për qëllim që të japësh mësim dhe merre dhuratën nga shteti në mënyrë që ta përdorësh atë për qëllimin tënd jetësor. Kështu përfitoni edhe nga paratë edhe nga qëllimi yt i mirë.
Nga ana tjetër shejtani mund ta dominojë njeriun kështu që ai për shembull vetëm të thërret ezanin ose të jep mësim për hir të parave. Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) tha se një person i tillë nuk ka asnjë shpërblim në Ditën e Gjykimit. Ai kishte të drejtë. Ky person ka marrë pagën e tij në këtë jetë. Ne duhet t’i inkurajojmë njerëzit që të kenë qëllime të sinqerta.