Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pushtetarët nuk duhet të kritikohen publikisht

Imam Jahja bin Sharaf en-Nevevi (v. 677)

Burimi: Sherh Sahih Muslim (17/92)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Muslimi ka thënë:

2989 – Jahja bin Jahja, Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh, Muhammed bin Abdil-lah bin Numejr, Is’hak bin Ibrahim dhe Ebu Kurejb na kanë tregu: Ebu Mu’avijeh na tregoi: el-A’mash na tregoi nga Shekik, nga Usamah bin Zejdi i cili më tregoi:

“I është thënë atij: “A nuk do të shkosh tek Uthmani e t’i flasësh?” Ai tha: “A mendoni se unë i flasë atij e t’ju lejoj të dëgjoni? Betohem në Allahun! Unë i kam folur në vetmi, pa dashur që të jem i pari që e fillon një gjë.”

Kjo do të thotë që udhëheqësi të mos kritikohet në shoqëri, që ishte pikërisht ajo që bënë vrasësit e Uthmanit (radijAllahu anhu). Hadithi dëshmon se liderët duhet të trajtohen me respekt dhe butësi dhe të kujtohen dhe të informohen në mënyrë të fshehtë për pakënaqësinë e njerëzve. Nëse nuk mund të bëhet fshehurazi, vërejtja dhe qortimi mund të bëhen në publik në mënyrë që e vërteta të mos rrjedhë në rërë.

Shpërndaje: