Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Puthjet gjatë takimeve

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: Mukhtasar-ul-Fataua el-Misrijjeh (2/405-406)

Shkurtoi: Imam Badr-ud-Din Muhamed bin Ali el-Hanbeli el-Ba’li (v. 777)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Kur vjen puna për të puthur njëri-tjetrin në duar, kjo ishte ndodhi e rrallë në mesin e sahabëve. Kur ata shkuan tek profeti në të njëjtin vit kur ai vdiq ata ia puthën dorën e tij1. Ebu Ubejdeh e puthi dorën e Umerit. Shumica e dijetarëve prej tyre Ahmedi e lejojnë këtë nëse kjo bëhet nga feja dhe jo si shenjtërim i gjërave të kësaj bote. Dijetarë të tjerë të tillë si Maliku urryen që të puthen duart.

Sulejman bin Harb ka thënë:

”Kjo është një sexhde e vogël.”

Nëse personi vetë e zgjat dorën e vet, nuk ka asnjë mospajtim që kjo është e ndaluar pa marrë parasysh dora e kujt është.

Në librat Sunen thuhet:

”O i dërguari i Allahut! A lejohet përkulja (me kokë) për të vëllain kur ta takojmë atë?”

Ai u përgjigj: ”Jo.”

Ata thanë: ”A lejohet që ta puthim atë?”

Ai tha: ”Jo.”

Ata thanë: A lejohet që ti’a japim dorën atij?”

Ai tha: ”Po.” 2


1 Ebu Daudi (2647), Tirmidhi (1716) dhe Ahmedi (2/70).

2 Tirmidhi (2728), Ibn Maxheh (3702) dhe Ahmedi (3/197).

Shpërndaje: