Imam Ebul-Husejn Muhamed bin Ebi Ja’la El-Hanbeli (v. 526)
Tabakat-ul-Hanabilah (3/296)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Imam Ahmedi -rahmetullah- ka thënë:
“Nëse një njeri dëshiron t’ia japë për grua vajzën e tij një burri dhe dëshiron që ai të ketë gjendje të mirë ekonomike ashtu edhe të jetë fetarë, ai duhet së pari të pyesë për gjendjen e tij ekonomike, nëse ajo është e mirë, atëherë e pyet për fenë, nëse edhe ajo është e mirë, atëherë ai ka të dyja. Nëse fenë nuk e ka të mirë, ai nuk e merr në konsideratë gjendjen e tij ekonomike për shkak të fesë. Prandaj ai nuk duhet të pyesë fillimisht për fenë sepse nëse fenë e ka të mirë ndryshe nga gjendja ekonomike, ai nuk e merr në konsideratë gjendjen e tij fetare për shkak të gjendjes së tij ekonomike.”