“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Pyetjet e shtruara imam Ahmedit në lidhje me zekatul-fitrin

Imam Ebu Daud Sulejman bin al-Ash’ath as-Sixhistani (v. 275)

Burimi: Meseil-ul-Imam Ahmed, fq. 121-123

www.perlatmuslimane.com

587 – E kam dëgjuar Ahmedin të pyetet se sa duhet të ipet për zekatul-fitr.

Ai tha: ”Një sa’a hurme, një sa’a grurë ose një sa’a elb.”

588 – E kam dëgjuar Ahmedin të pyetet në lidhje me zekatul-fitrin.

Ai tha: ”Një sa’a nga çdo gjë (që është ushqim).”

593 – Unë e pyeta Ahmedin se çka duhet dhënë për zekatul-fitr.

Ai tha: ”Unë preferoj hurmet para çdo gjëje tjetër.”

594 – Unë e pyeta Ahmedin për dhënien e hurmave për zekatul-fitrë nëse se jeton në një vend ku njerëzit nuk hanë hurma, siç janë qytetet bregdetare.

Ai tha: ”Po, unë preferoj hurmat para çdo gjëje tjetër.”

596 – E kam dëgjuar Ahmedin të pyetet në lidhje me të dhënurit bukë për zekatul-fitr.

Ai tha: ”Jo”

Ai u pyet nëse atyre u lejohet të japin para për zekatul-fitr.

Ai tha: ”Unë kam frikë se kjo nuk është e vlefshme. Kjo është kundër sunnetit të dërguarit të Allahut ﷺ.”

598 – E kam dëgjuar Ahmedin të pyetet në lidhje me grumbullimin e zekatul-fitr në xhami.

Ai tha: ”Unë shpresoj se nuk ka asnjë të keqe në këtë.”

599 – E kam dëgjuar Ahmedin të pyetet në lidhje me të paguarit zekatul-fitrin para namazit të bajramit.

Ai tha: ”Ibn Umeri e kishte zakon ta jepte atë një ose dy ditë para namazit të bajramit dhe është ai që e transmetoi këtë hadith [në lidhje me zekatul-fitrin].

Shpërndaje: