Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://binbaz.org.sa/mat/10926
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Cili është gjykimi që gruaja e xhaxhait të zbulohet në prani të djalit të vëllait të burrit të saj, duke pasur parasysh edhe dallimin në moshë mes tyre i cili është shumë i madh?”
Përgjigje: ”Asaj nuk i lejohet të zbulohet në prani të vëllait të burrit të saj, apo xhaxhait të burrit të saj, ose djalit të xhaxhait të burrit të saj dhe as në prani të djalit të vëllait të burrit të saj.
Të gjithë ata, janë të huaj për të. Asaj i lejohet të zbulohet vetëm në prani të bashkëshortit të saj, vjehrrit, gjyshit të burrit, ose në prani të fëmijëve të saj.
Ndërsa ne lidhje me vëllanë e burrit, xhaxhallarët, dajallarët, dhe djemtë e vëllezërve të tij, të gjithë ata janë të huaj. Nuk është e lejuar që të zbulohet para tyre, e as të veçohet me ta me ndonjërin prej tyre. Të gjitha këto, janë të përmendur në suren “en-Nur: 31.”