Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/4755
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Çfarë është gjykimi që një mashkull i huaj të dëgjoj leximin e Kuranit nga femrat atëherë kur ato lexojnë gjatë pjesëmarrjes në gara të Kuranit që mbahen në disa shtete islame çdo vit?”
Përgjigje: “Nuk mendoj që ka diçka të keqe në këtë, nëse femrat janë të ndara nga meshkujt dhe nuk mund të ketë përzierje mes tyre në sallën ku mbahen ato gara, duke pasur parasysh se ato janë të obliguara që të mos përzihen me meshkuj dhe të mbulohen e të mos shihen nga meshkujt.
Ndërsa ai që i dëgjon ato në mënyrë që të përfitoj nga fjala e Allahut nuk ka asgjë të keqe. Por, që të dëgjoj leximin për të ndier zërin e tyre, nuk është e lejuar.”