Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherhul-Mumti, fq. 2830
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ai që martohet nuk duhet të ketë për qëllim të martesës vetëm shfryrjen e epshit, siç bëjnë shumica e njerëzve në ditët e sotme, por me martesë duhet pasur këto qëllime:
1 ) Jetësimin e urdhrit të profetit salAllahu alejhi ue selem, i cili thotë:
يا معشر الشباب من استطاع منكم الباءة فليتزوج
“O ju rini! Kush i ka mundësitë nga ju, le të martohet.”
2 ) Shtimin e ummetit- shtimi i umetit është prej veprave të dashura të Profetit alejhis-salatu ues-selam dhe kjo gjë është prej shkaqeve që e bën këtë umet të fortë dhe krenar, siç ka thënë edhe Shuajbi alejhis-selam që tregon Allahu në Kuranin Famëlartë:
وَاذْكُرُواْ إِذْ كُنتُمْ قَلِيلاً فَكَثَّرَكُمْ
“Kujtoni atëherë kur ishit të paktë në numër e Ai ju shumoi (shtoi në numër).”7:86
Allahu tregon se si i ka dalluar benu Israilët me këtë veçori kur thotë:
وَجَعَلْنَاكُمْ أَكْثَرَ نَفِيرًا
“…dhe ju shtuam në numër.” 17:6
3 ) Ruajtjen e moralit të burrit dhe gruas, po ashtu dhe ruajtjen e shikimit për të dytë, e kështu më pastaj pason shfryrjes së epshit.”