Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Qëllimi me hixhabin është të arrihet kënaqësia e Allahut

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: al-Lika esh-Shahri (19)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A mund ta inkurajosh gruan dhe ti tregosh se çfarë shpërblimi ajo merr në qoftë se e varë Hixhabin ose i bindet burrit të saj në këtë?”

Përgjigje: “Nuk ka dyshim se ajo shpërblehet shumë nëse ajo i bindet Allahut dhe burrit të saj. Në këtë rast ajo e kënaq Allahun dhe bashkëshortin e saj.Në këtë jetë veprohet vetëm për të arritur kënaqësinë e Allahut. Ky është është qëllimi.

Çdo gjë në këtë tokë do të zhduket apo njeriu vdes. Ne shohim këtë. Njerëzit po na braktisin për jetës pas kësaj, për varrin, për botën e shpërblimit. E vetmja gjë që njeriu do të gjenë është ajo që ajo ka bërë për hir të Allahut.

Pra ajo do të merrë një shpërblim të madh. Përveç kësaj, ajo mund të jetë një arsyeqë gratë e tjera të udhëzohen pasiqë ato përmisohen sipas saj dhe e pasojnë atë. Në këtë ka një mirësi të madhe.”

Shpërndaje: