Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Qëllimi me librin ”Sherh Keshf-ush-Shubuhat”

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh Keshf-ish-Shubuhat, fq. 6

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Autori – Muhammed bin Abdil-Vehabi – përmend në librin e tij “Keshf-ish-Shubuhat”1 se adhuruesit e varreve kanë shumë dyshime, të cilat i përmendin kur flasin me ata që thërrasin në fenë e Allahut dhe me të cilat i mashtrojnë njerëzit, në lidhje me kërkimin ndihmë të vdekurve, engjëjve dhe profetëve, dhe gjëra të tjera.

Ata u thonë atyre se këta të përmendurit kanë pozitë tek Allahu dhe se ata kanë të drejtë të ndërmjetësojnë tek Allahu, se ata janë të afërt me Allahun, se këta vetëm u luten atyre për ndërmjetësim dhe afërsi tek Allahu. Këta thonë se e dinë se ata të cilëve u luten, nuk zotërojnë as vetet e tyre dhe se ata as nuk krijojnë, e as nuk japin furnizim, por se vetëm shpresojnë ndërmjetësimin e tyre dhe afërsinë tek Allahu, që t’u sjellin dobi. Ata u japin njerëzve dyshime.

Prandaj, autori ka shkruar këtë libër “Keshf-ish-Shubuhat” për të qartësuar dhe refuzuar këto dyshime, për të shpjeguar se këto dyshime nuk i mashtrojnë dijetarët dhe besimtarët. E vërteta është se Kurani ka sqaruar kotësinë e tyre, dhe gjithashtu edhe i dërguari e ka bërë këtë.


Lexoje librin: https://www.perlatmuslimane.com/category/libra/sherh-kefsh-ish-shubahat/

Shpërndaje: