Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Qëndrimi i selefëve ndaj librave dhe mësimeve rreth mosmarrëveshjeve të sahabëve

Imam Ubejdullah bin Battah el-Ukbari (v. 387)

Burimi: esh-Sherh uel-Ibaneh, fq. 58

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Nuk duhet të lexohen librat që flasin për luftën e Siffinit, luftën e devesë, rrethimin e shtëpisë së Uthmanit, apo ndonjë tjetër polemikë mes sahabëve. Mos e shkruaj këtë për përdorim personal ose për diçka tjetër. Mos iu trego të tjerëve se çfarë ka ndodhur. Mos ia lexo këtë të tjerëve. Mos e dëgjo atë që tregonë në lidhje me këtë. Dijetarët udhëheqës të umetit kanë konsensus për këtë. Prej tyre janë Hammad bin Zejd, Junus bin Ubejd, Sufjan eth-Theuri, Sufjan bin Ujejneh, Abdullah bin Idris, Malik bin Enas ibn Ebi Dhi’b, Ibn-ul-Mubarak, Shuajb bin Harb Ebu Is’hak el-Fazari, Jusuf bin Asbat, Ahmed bin Hanbeli, Bishr bin el-Harith dhe Abdul-Uehab el-Uerrak. Ata janë të bashkuar për të ndaluar libra të tilla, të shikuarit në to, të dëgjohet përmbajtja e tyre dhe paralajmërojnë që ato të studijohen dhe të kujdesemi për to. Është raportuar shumë prej tyre në lidhje me këtë; deklaratat ndryshojnë, por qëllimi është një dhe i njëjtë për urrejtjen e tyre dhe dënimin e atij që i tregon ato dhe dëgjon përbajtjen e tyre.

Shpërndaje: