Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Bab el-Lika el-Maftuh (7 A)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Ne udhëtuam në një vend fqinj arab dhe u falëm në disa xhami. Pas ezanit muezini e kishte zakon që të dërgojë salavate mbi profetin (salAllahu alejhi ue selem). Para dhe pas ikametit ai lexonte:
اللَّهُمَّ ربَّ هَذه الدَّعْوَةِ التَّامَّةِ والصَّلاَةِ الْقَائِمَةِ آتِ مُحَمَّداً الوسيلة والْفَضِيلَةَ وَابْعَثْهُ مَقَاماً محموداً الذي وَعَدْتَهُ
”O Allah, Zot i kësaj thirrjeje të plotë dhe i këtij namazi për të cilin po falet! Jepja Muhammedit Vesilën dhe statusin e lartë. Jepja atij pozitën e lavdëruar të cilën ia ke premtuar atij).”
Pas namazit ata i tregonin namazlive se cilat lutje që ti thonë …
Përgjigje: Kolektivisht?
Pyetësi: Po, kolektivisht. Çfarë mendoni ju për këtë?
Përgjigje: Të gjitha këto veprime janë bidate. Asgjë nuk duhet t’i shtohet ezanit apo ikametit. Pas namazit, imami kthehet kah xhemati dhe secili lutet vetmas. Është për të ardhur keq që një gjë e tillë ekziston në disa vende islame. Dhënia jetë bidateve e vret Sunnetin.
Pyetje: Ne i paralajmëruam ata në lidhje me këtë. A duhet të falemi me ta?
Përgjigje: Në qoftë se mund të gjesh një xhami që nuk përbëhet nga këto bidate, ti nuk duhet të falesh me ta. Dhe nëse nuk ka xhami tjetër, të lejohet që të falesh në të dhe të largohesh nga aty menjëherë pas dhënies selam. Mos i paso ata në këtë bidat.