Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Umdat-il-Fikh (10), min: 47.06
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/ar/node/14456
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Disa njerëz janë në gjendje të qëndrojnë në këmbë gjatë namazit, ulen në rekatin e dytë derisa imami të zbretë në ruku. Vetëm atëherë ata ngrihen për të zbritur në ruku me të. A është namazi i tyre i saktë?
Përgjigje: Jo. Ai nuk e ka kryer shtyllën e të qëndruarit në këmbë. Para rukus ai duhet të qëndrojë në këmbë së paku kohën që korrespondon me leximin e el-Fatihas. Më e pakta që mund të thuhet. Nëse ai pa arsye qëndron më pak se kaq në këmbë namazi i tij është i pavlefshëm. Sepse ai ka humbur një shtyllë. Vëni vëre këtë.