Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Qumështi, yndyra dhe mishi i lopës

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (4/46-47)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

1533 – Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Qumështi i saj është shërim, dhjami e saj është ilaç dhe mishi i saj është sëmundje.”

Do të thotë lopa.

Transmetuar nga el-Baghaui në ‘Hadithin e Ali bin el-Xhed”1 nga Zuhejri (bin Muavije), nga gruaja e tij i cila tha se e kishte dëgjuar Malikah bint Umerin duke vajosur trupin e saj me dhjam lope dhe tha:

“I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Qumështi i saj është shërim, dhjami e saj është ilaç dhe mishi i saj është sëmundje.”

Zinxhiri i transmetimit është – insha Allah – i mirë. Ebu Davudi e transmetoi atë në “el-Marasil”, Tabarani në “el-Mu’xhem el-Kebir”, Ibn Mende në “el-Ma’rifah”, Ebu Nu’ejmi në “et-Tib”. es-Sakhaui ka thënë në “el-Makasid el-Hasanah”:

“Transmetuesit e tij janë të besueshëm. Gruaja e cila transmeton nga Malikah megjithatë nuk përmendet me emër. Ndërsa transmeuesi i cili transmetoi prej saj, Zuhejr bin Muavija, megjithatë tha se ajo ishte e besueshme dhe ishte gruaja e tij. Ebu Davudi e mori këtë hadith në “el-Marasil” sepse ai nuk ishte i sigurt nëse ajo me të vërtetë ishte një sahabije. Megjithatë, disa dijetarë e kanë konstatuar se ajo ishte sahabije. Hadithi ka edhe transmetime vërtetuese nga Ibn Mesudi i cili tha se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Përmbajuni qumështit të lopës dhe dhjamit të saj dhe qëndroni larg nga lopa. Qumështi dhe dhjami i saj janë ilaç dhe shërojnë, ndërsa mishi i saj është sëmundje.”

Transmetuar nga el-Hakim, i cili e mori me lehtësi autenticitetin e tij, të cilën e kam përmendur në detaj, kur kam përmendur rrugët e mbetura në disa përgjigje. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) theri lopë për gratë e tij në lidhje me Id-ul-Adhha (kurban bajramin). Ai e bëri këtë ose për të treguar se mishi është i lejuar, ose për shkak se nuk kishte diçka tjetër për të therrur. Për ndryshe, ai kurrë nuk do ta adhuronte Allahun (Te ala) me diçka që përmbanë sëmundje. el-Halimi ka thënë se profeti (salAllahu alejhi ue selem) e kishte për qëllim thatësirën e Hixhazit. Aty mishi i lopës është i thatë, ndërsa qumështi dhe dhjami janë të lagëta. Ai mendonte se ky interpretimi ishte i mirë, dhe Allahu e di më mirë. “2

Hadithi i Ibn Mesudit është një dëshmi e fortë për titullin e hadithit.

___________________________________

1 1/122/11.

2 331.

Shpërndaje: