Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ra në gjendje kome gjatë Ramazanit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Nur alad-Darb
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetësja thotë: Motra e saj është sëmurë gjatë Ramazanit dhe ka rënë në gjendje kome dhe ajo nuk e ka agjëruar Ramazanin. Fëmijët e saj pyesin nëse duhet të agjërojnë për të pasi që ajo është në gjendje kome dhe tërësisht pa vetëdije?

Përgjigje: Prisni, nëse Allahu e shëron atë dhe ajo është në gjendje të agjërojë, ajo agjëron (ditët që nuk i ka agjëruar) kur të mundet, dhe nëse Allahu ia merr jetën përmes kësaj sëmundje, ajo nuk obligohet me asgjë, ajo nuk obligohet me asgjë sepse ajo nuk ishte në gjendje të agjërojë.

Shpërndaje: