Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Rabi’ bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Faqja e Shejkhut http://www.rabee.net/profile.aspx me disa shtesa. Dhe lëvdatat e dijetarëve gjenden në librin “Lavdërimet e Dijetarëve të Mëdhenj për Shejkh Rabin”, nga Shejkh Halid edh-Dhufejri ku ai përmend thëniet e 16 dijetarëve për të.

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Emri i tij:

Ai është dijetari i madhë Rabi’ bin Hadi bin Muhamed Umejr el-Medkhali,nga fisi i el-Medakhileh, një fis i njohur në zonën e Xheazanit në jug të Arabisë Saudite. Ky fis e ka prejardhjen nga fisi i el-Kahtan.

Lindja dhe fillimi i studimeve të tij:

Ai u lind në fshatin el-Xheradijjeh i cili është një fshat i vogël dhe ndodhet 3 km në perëndim të qytetit Samiteh në vitin 1351 hixhri. Babai i tij vdiq kur ai ishte vetëm një vjeç e gjysmë, kështu që ai u rrit me nënën, e cila i dha rëndësi të madhe edukimit të tij. Në moshën tetë vjeçare ai filloi të mësojë shkrim leximin dhe filloi me mësimin e Kuranit përmendësh tek dijetarët të cilët banonin në atë zonë. Pastaj ai filloi të studiojë në shkollën e cili gjendej në Samiteh ku jepnin mësim dijetarët e mëdhenj si Shejkh Nasir Mubarak, Shejkh Hafidh el-Hakami, Shejkh Ahmed en-Nexhmi dhe Shejkh Muhamed Eman el-Xhamij.

Pastaj ai emigroi në Riad dhe ka studiuar atje për një kohë të shkurtër në “Faklutetin e Sheriatit” për të shkuar vitin e ardhshëm në “Universitetin Islamik” të porsahapur në qytetin e Medines.

Mësuesit e tij në “Universitetin Islamik të Medinës”:

1) Imam Abdul-Aziz bin Baz, ish-myftiu i Arabisë Saudite dhe një nga dijetarët më të mëdhenj të kohës. Tek ai mësoi “Akidetut-Tahauijjeh.

2) Imam Muhamed Nasirudin el-Albani, një nga dijetarët më të mëdhenj të kësaj kohe posaçërisht në shkencën e hadithit. Tek ai studioi shkencat e hadithit, posaçërisht mësime rreth zinxhirëve të hadithit.
3) Shejkh Muhamed Emin esh-Shenkiti, një nga dijetarët më të mëdhenj të kësaj kohe, posaçërisht në shkencën e Tefsirit. Tek ai mësoi lëndën e tefsirit për katër vjetë radhazi.
4) Shejkh Abdul-Gaffar el-Hindi, njëri prej dijetarëve më të mëdhenj të Indisë në shkencat e hadithit. Tek ai mësoi disa nga shkencat e hadithit posaçërisht atë të “mustalahut”.

Për ca kohë, Shejkhu punoi si mësimdhënës dhe pastaj vazhdoi studimet e tij të larta dhe mori titullin Master, pastaj Doktoraturën nga Univerziteti “Mbreti Abdul-Aziz” departamenti i Mekës në “Njohuritë e Hadithit”. Më vonë Shejkhu u emërua profesor i hadithit dhe kreu i Universitetit Islamik në Medine në departamentin e Sunnetin.

Nxënësit e tij:

Shejkhu ka shumë nxënës dhe disa prej tyre konsiderohen në mesin e dijetarëve të kësaj kohe. Prej tyre janë:

1) Shejkh Salih es-Suhejmi, i cili është një ka ligjëruesit në xhaminë e Profetit salallahu alejhi ue selem në Medine.
2) Shejkh Felah Isma’il, dijetari më i madh në Kuvajt.
3) Shejkh Muhamed bin Hadi el-Medkhali, një prej dijetarëve të njohur të Medines.

Librat e tij:

Shejkhu ka shkruar shumë libra në Njohuritë e Hadithit dhe refuzimin e sekteve të devijuara, grupeve dhe individëve. Numri i librave që ka shkruar është më shumë se 30 sosh. Edhe pse Shejkhu është mbi 80 vjeç, ai ende vazhdon edhe në ditët e sotme që të shkruaj libra në mbrojtjen e Sunnetit (Allahu e ruajttë!).

Lëvdatat e Dijetarëve për të:

Për shkak të arsyes që Shejkhu refuzon shumë sekte të devijuara, grupe dhe individë, ai ka shumë armiq! Megjithatë, dijetarët e mëdhenj të Ehli-Sunnetit e kanë admiruar dhe e kanë lavdëruar atë dhe librat e tij. Midis dijetarëve që e kanë vlerësuar atë janë dijetarët e kësaj kohe, siç është:

1 ) Shejkh Ibn Baz (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Shejkh Rabi’ është ndër njerëzit më kryesorë të Ehli-Sunnetit dhe Xhematit të kësaj kohe. Ai është person i njohur në mesin e Ehli-Sunnetit. Gjithashtu, librat dhe shkrimet e tij janë të njohura.”

2 ) Imam el-Albani ka thënë: “Që të flasësh keq për këta dy shejkhat, Shejkh Rabin dhe Shejkh Mukbilin, -të cilët thërrasin në Kuran dhe Sunnet sipas botëkuptimit të të parëve tanë të mirë dhe lufton kundër atyre që e kundërshtojnë këtë metodologji të saktë, qartë kjo mund të bëhet nga dy lloje të njerëzve: Ose injoranti, ose ai që pason epshet e tij! Injoranti mund të udhëzohet, sepse ai nuk mendon se ai di diçka. Ai udhëzohet kur t’i qartësohet atij dija e saktë. Ndërsa ai që pason epshet e tij, duhet kërkuar ndihmë nga Allahu ndaj për të! Ne lusim Allahun që ta udhëzojë atë ose t’ia thyejë kurrizin.”

3) Shejkh Ibn Uthejmin ka thënë: “Shejkh Rabi’ është një nga dijetarët e Sunnetit. Ai është një nga njerëzit e mirësisë. Akideja e tij është e saktë dhe metodologjia e tij është e mirë. Por kur ai filloi të flas në lidhje me disa individë të cilët disa njerëz i konsiderojnë të jenë shembull për ta, ata filluan ta njollosin atë (gjë e cila është e padrejtë).”

Një herë prej herësh, Shejkh Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë!), i shkruante Shejkh Rabisë (shkresa 1/22-3, data 14.07.1415):

“Shkresë drejtuar në lidhje me një hadith që është përmendur nga Hamadi në emisionin e tij në programin e Radios së Kuranit:

Nga, Abdul-Aziz bin Andallah bin Baz, drejtuar të nderuarit Shejkh dr. Rabi’ bin Hadi el-Medkhalij Allahu e ruajttë.

Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu:

Më ka treguar Dr. i nderuar, Muhamed bin Sa’d esh-Shuvej’ir që ju e keni dëgjuar një hadith, që e ka lexuar gazetari Hamad në emisionin e tij të leximit të haditheve në Radion e lartpërmendur ditën e mërkurë më 13.06.1415 ndërmjet orës 7-8 në mëngjes. Në komentimin e tij të hadithit, ai ka komentuar dhe interpretuar cilësitë e Allahut “Turpin” dhe “Hidhërimin”. Prandaj, kërkoj nga që të shpresoni shpërblimin e Allahut duke e refuzuar këtë gjë, ta sqaroni të vërtetën për myslimanët, ngase unë nuk e kam dëgjuar një gjë të tillë.”

Shkresa vazhdon…

Ndërsa, një herë prej herësh, Shejkh Albani i drejtohet Shejkh Rabisë me një shkresë, ndër tjerash i thotë: “Allahu të shpërbleftë me të mira vëlla Rabi’ për shkak se keni kryer obligimin tuaj duke sqaruar, shfaqur injorancën e tij (Sejjid Kutbit) dhe lajthitjen e tij nga islami autentik.”

Shpërndaje: