Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

“Rabi el-Medkhali i fyen dijetarët”

Alameh Muhammed bin Abdil-Vehab el-Uasabi (v. 1436)
Burimi: https://olamayemen.al3ilm.com
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ka njerëz që e fyejnë Shejkh Rabinë dhe thonë se ai i fyen dijetarët. Ata thonë se ai është shumë i ashpër dhe ai është udhëheqësi i Xhamive.

Përgjigje: Këtë e thonë vetëm dy burra. I pari është injorant dhe nuk e njeh Shejkhun. Ai vetëm ka dëgjuar dhe pason atë. Tjetri ka urrejtje.

Shejkh Rabi është prej dijetarëve të Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit. Ai paralajmëron kundër hizbive dhe bidatçive e cila është e detyrueshme. Nëse disa e bëjnë këtë, të tjerët nuk detyrohen ta bëjnë këtë, e as nuk mëkatojnë. Ai i paralajmëron kundër atyre në mesin e pasuesve të bidateve dhe të epsheve që e meritojnë këtë. Ai ka disa vepra në të cilat ai paralajmëron kundër tyre. Allahu e shpërbleftë me të mira. Ai duhet të falënderohet për këtë. Lexoni librat e tij dhe ju do të dini se kush është Shejkh Rabi.

Shpërndaje: