Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

35.Rafidat sipas Muhamed el-Gazalit

Alameh Zejd bin Muhamed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 49-50

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Një person1 i tjetër tha kur ai u fut në të njëjtën temë:

”Besimet (akidet) nuk shpëtuan nga pasojat e trazirave që kishin goditur politikën e pushtetit. Epshet për pushtet dhe përparësi kishin futur në politikë gjëra që nuk janë prej saj. Papritmas muslimanët u ndanë në dy grupe të mëdha; Shiah dhe Sunnah. Kjo pavarësisht faktit se të dy grupet besojnë vetëm Allahun dhe në shpalljen e Muhamedit . Asnjëra prej tyre nuk beson në diçka më pak ose më shumë se që kërkohet për të qenë feja e vërtetë dhe shpëtimi.” 2


1 Dhe do të thotë Muhamed el-Ghazali (el-Misri), i njohur për punimet e tij ideologjike. Ai vdiq në vitin 1416. Sa shumë ai bën shaka në lidhje me dijetarët në librat e tij! Allahu do të mjaftoj për të, ai ka vdekur. Që ne të dimë se çfarë mendime kishte ai, mjafton për t’iu referuar librave të cilat e kanë refuzuar atë gjatë jetës së tij. Ai pa dyshim kishte dije për to por ne nuk kemi dëgjuar që ai heq dorë nga ndonjë prej gabimeve të tij skandaloze në lidhje me sunnetin, davetin apo dashurinë dhe urrejtjen për hir të Allahut. Këto çështje i diskutoi dashamirësi alameh dhe shejkh Rabi bin Hadi el-Medkhali në librin e tij ”Keshfu Maukif-il-Gazali min es-Sunneh uel-Ahliha” dhe shejkhu i shkëlqyer shejkh Salih bin Abdil-Aziz bin Muhamed Alush-Shejkh në libri i tij ”el-Mi’jar li Ilm-il-Gazali fi Kitebih es-Sunneh en-Nebeuijeh”.

Të gjithë ata që e duan sunnetin e profetit , e falenderojnë Allahun që ka dijetarë të ndershëm të cilët me ndihmën e të vërtetës së qartë refuzojnë gabimet e njerëzve dhe bidatet e bidatçive në mënyrë që e vërteta të shkëlqejë dhe errësira e gënjeshtrës të zhduket. Kjo është një mirësi dhe mëshirë prej Allahut, Mëshiruesit. Allahu i mëshiroftë dhe qoftë i kënaqur me ta derisa të jenë gjallë, pas vdekjes së tyre dhe në ditën e gjykimit. Le t’i gëzohen premtimit të dhënë nga profeti i cili nuk fliste na epshi i tij;

”Personi do të jetë me atë që ai e do.”

2 Kejfe nefhem el-Islam? fq. 142. Citati është marrë nga ”Maukif Ulema-uil-Muslimin tim esh-Shiah uet-Theureh el-Islamijeh”.

Shpërndaje: