Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Rafidat synojnë pushtimin e Mekës dhe të Medinës

Shejkh Muhammed bin Se’id Raslan

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=zTk7EkAhpFo

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Moderatori: Ku i trajnoni bazën dhe ushtarët tuaj, a i trajnoni ata në jug të Libanit apo në Iran?

El-Battat (hoxha Rafidi): Ne i trajnojmë ata aty është e nevojshme. Ne kemi përgatitur një ushtri dhe ne do të falemi në dy xhamitë (në Meke dhe Medine).

Moderatori: Unë nuk e kuptoj se çfarë nënkupton me këtë deklaratë, çfarë ke për qëllim kur thua se ju do të faleni në dy faltoret? A po thoni që ushtria juaj do të pushtojë dy faltoret?

El-Battat (hoxha Rafidi): Ne do ta shfuqizojmë qeverinë mosbesimtare të Arabisë nga ata jobesimtarë dhe të gjitha qeveritë arabe që luftojnë kundër Islamit (Rafidave/Shiave) dhe përgatitin shtetasit e tyre për luftë kundër Islamit dhe të dërguarit, dhe mbështesin Izraelin dhe SHBA;n.

Imami Mehdi do të shfaqet shumë shpejt me lejen e Zotit dhe ne do të vazhdojmë së bashku drejt Arabisë Saudite për ta çliruar atë.

Po e përsëris, Saudia duhet të respektojë veten dhe të njohin limitet e tyre dhe kushdo që jeton në një shtëpi xhami nuk duhet të hedhë gurë, Arabia Saudite është një vend jobesimtarësh!

Moderatori: Fjalim i pa qartë … Moderatori: po kundërshton që el-Battat të bënë tekfir mbi gjithë vendin e Arabisë Saudite. Jo, jo, jo nuk të lejohet të bësh tekfir mbi vendin e Arabisë Saudite.

Ju lutem, ju lutemi ne të dhamë një shans për të folur dhe ju dhamë lirinë e fjalës së lirë, ju lutemi ju si një folës fetar bën takfir mbi një vend të tërë është gabim fetarisht edhe në qoftë se ju nuk pajtoheni me ta, gjithsesi kthehemi në pyetjen time.

Shejkh Muhammed bin Se’id Raslan

Sot Khavarixhët e kësaj kohe i varën duart e tyre të ndotura mbi duart e Rafidave (Shiave).

Rafidat po prodhojnë armë bërthamore. Ti përdorin kundër jehudëve, apo kryqëzatave? Që ti përdorin kundër juve! Kundër Ehlus-Sunnetit!

Ata nuk kanë asnjë armik ne fytyrën e tokës përveçse Ehlus-Sunnetit. Keni frikë Allahut! Kujtoni Allahun për hir tuajin!

Keni frikë për nderin tuaj, vajzat tuaja, gratë tuaja dhe motrat tuaja. Keni frikë për të ardhmen e fëmijëve tuaj nëse nuk keni frikë për fenë tuaj.

Kë po e kërcënojnë Rafidat duke hyrë në një marrëveshje me kryqtarët në një dramë të hapur komike?

Të gjithë atyre që Allahu i ka dhënë gjykim të thellë, në lidhje me atë që u njoftua në ditët e fundit të bashkimit të Rafidave me klubin ndërkombëtar bërthamor, se do të ndodhte dhe ka ndodhë.

Pra, prisni çfarë ju tmerron juve! Ndryshe se çfarë do t’ju vrasë dhe do t’ju shpërfillë. Ata nuk kanë një armik përveç Ehlus-Sunetit.

Ata kurrë nuk kanë shfaqur agresion kundër jehudëve ose kundër idhujtarëve, por vetëm kundër Mekës dhe Medinës.

Ata rrethojnë nga jugu dhe vijnë nga veriu lindor dhe ata posedojnë armë bërthamore. Dhe ti, çfarë posedon?

Unë po ju them që ju posedoni armiqësi ndaj njëri-tjetrit, urrejtje ndaj njëri-tjetrit, ndieni ligësi për njëri-tjetrin, keni zili ndaj njëri-tjetrit, ia merrni të drejtën njëri tjetri. Çfarë posedoni?

Secili prej jush është bërë një umet islamik për veten e tij? Gjithkush mendon se askush në fytyrën e tokës nuk kupton asgjë nga feja përveç atij?

Çfarë është kotësi? Çfarë po bëni? Zbatoni veten tuaj në karakteristikat tuaja personale. Kini frikë Allahun për të ardhmen e umetit tuaj!

Imami i Shiave el-Khumeini ka thënë: Bota Islame dhe joislame nuk do të na njohin fuqinë tonë derisa nuk e kontrollojmë Mekën dhe Medinën.

Ai gjithashtu tha: Unë fitoj dhe hyj në Mekë dhe Medine, detyrimi i parë mbi mua është të nxjerr dy idhujtarët Ebu Bekrin dhe Umerin nga varret e tyre.

Ish-presidenti i Iranit Akbar Hashemi Rasanxhani ka thënë në Itlla’at në vitin 1987″: Republika Islamike e Iranit ka gatishmërinë e çlirimit të këtij vendi të shenjtë (Mekës dhe Medines)”.

I ashtu quajturi Ajatollah i madh iranian Husejn Khorasani thotë në librin e tij el-Islam fi Dav’ul Tashaxhu’u”: Secili Shiitë në tokë dëshiron të hapë dhe çlirojë Mekën dhe Medinën dhe të heqë Vehabistët nga sundimi.

Është transmetuar nga Ebu Xhafari i cili ka thënë: Mehdi i Shiave do ta shkatërrojë shtëpinë (Kabën), ai nuk do të lërë asgjë prej saj përveç bazave të saj.” (Al-Raxha’a, fq. 254)

Maxhlisi transmeton nga Ebu Abdullahu se ai tha: ”Kur të dalë Mehdi të vjen këtu dhe nuk do të ketë asgjë ndërmjet tij dhe arabëve përveç shpatës.” (Bihar el-Anva 52/355).

Ebu Abdullahi (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) ka thënë: A e dini se cfarë është gjëja e parë që Mehdi do të veprojë? Unë i thashë: Jo. Ai tha: ”Ai do t’i nxjerrë këta dy Ebu Bekrin dhe Umerin dhe do t’i djegë ata dhe do të hedhë hirin e tyre në erë, dhe do ta shkatërrojë xhaminë (Xhaminë në Meke).” (El-Anuaar el-Mude’a Baha ul-Din en Naxhafi, faqe 339), (Bihar el-Anuar, Maxhlisi, 52/386). Ky është një hadith sahih sipas pesë Shiave.

Shpërndaje: