Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 66-67
Përktheu: Valdet Gashi
4 – Shtysë drejt udhëtimit dhe qëndrimit në vendin e kufarëve është kërkesa e egos që ka kuptuar çdo gjë gabim për shkak të dyshimeve dhe epsheve. Këtij grup i pëlqen të jetojnë në mesin e kufarëve dhe ndjehen mirë nga kjo. Arsyetimi i tyre është se ata po thërrasin dhe po e përhapin Islamin. Muhammed Surur është një shembull i njerëzve të tillë. Ai dhe të tillët kënaqen që të jetojnë në mesin e kufarëve edhe pse ideologjia dhe metodologjia e tyre janë të ndryshme nga të tijat.
Këta individë që kanë mundësi të zhvendosen nga vendi i kufrit për në vendin më të mirë Islamik nuk kanë justifikim për të qëndruar atje me fenë e tyre, nderin e tyre, fëmijët e tyre, nipërit dhe mbesat e tyre dhe pasurinë e tyre. Nëse ata me të vërtetë duan të thërrasin në Islam, para së gjithash duhet të mësojë metodologjinë e davetit sipas metodologjisë Selefite dhe të mos bëjnë tekfir mbi njerëzit që janë më të mirë se ata në besim, në të kuptuar, metodologji, si dhe dijetarët dhe sundimtarët e Arabisë Saudite.
Kur ata me të vërtetë kanë mësuar thirrjen në Islam, objektivat dhe metodologjinë e tij sipas metodologjisë së Ehl-ul-Hadithit, atëherë u lejohet atyre që t’ua kumtojnë Islamin pasuesve të feve të tjera. Në të njëjtën kohë ata duhet të jenë të vendosur që të kthehen në vendin Islamik. Me fjalë të tjera ata e lënë vendin vet për të kumtuar mesazhe gëzuese dhe paralajmëruese, dhe pastaj të kthehen në të.
Ndërsa nuk i përket metodologjisë së Ehl-ul-Hadithit të ndërtuarit e shtëpive, klubeve dhe hoteleve me kopshte dhe ferma. Është mu kjo që këta njerëz të cilët e quajnë veten thirrësa bëjnë në këto vende. Ata janë individë të cilët thjesht nuk kënaqen në vendet Islamike. Madje as dijetarët dhe pushtetarët muslimanë nuk kursehen nga fyerjet dhe talljet e tyre. Kjo është diçka që do të sqarohet më vonë.
Pra kjo ishte lidhur me udhëtimet dhe qëndrimin në vendet e kufarëve nga Muhammed Sururi dhe të tillëve. Ata kënaqen me jetën në ato vende ndërsa ata njëkohësisht i shikojnë me urrejtje dhe i qortojnë të gjitha vendet muslimane. Përveç kësaj ata nuk bëjnë dallim mes tyre.