“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Rebelët të cilët rrethuan Xhamin e shenjtë në vitin 1400

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)

Burimi: el-Makhrexh min el-Fitneh, fq. 188-189
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Çfarë mendoni për grupin që e rrethuan xhaminë e shenjtë? A vepruan ata drejtë apo gabim?”

Përgjigje: ”Nuk ka dyshim se ata vepruan gabim për arsyet e mëposhtme:
1 – Ata janë shkak i derdhjes së gjakut në Mekë. I Dërguari salAllahu alejhi ue selem ndaloi gjakderdhjen në të.

2 – Ata ishin të armatosur në Harem. Buhari transmeton nga Ibn Umeri se i Dërguari salallahu alejhi ue selem ndaloi këtë.

3 – Ata u bazuan në një ëndërr. Ëndrrat nuk përcaktojnë gjykime fetare. Kjo ëndërr ishte një nga ëndrrat e shejtanit, ëndërrat me sy hapur, apo se personi ishte vetëm i udhëzuari, Mehdiu, në mënyrën dhe sjelljen e tij.

4 – Ata u rebeluan kundër një qeverie myslimane. Kjo nuk është e lejuar, nëse nuk shohim një mosbesim të qartë.”

Pyetje: ”Si duhet të gjykohet ky grup?”

Përgjigje: ”Ata janë besimtarë rebelë. Qeveria ishte e detyruar t’i dërgojë ata tek dijetarët fisnik tek të cilët ata kanë besim si Shejkh Ibn Baz dhe Shejkh Ibn Humejd në mënyrë që ata të dialogonin me ta siç bëri Aliu me Hauarixhët. Ai dërgoi Ibn Abbasin tek ta. Gjithashtu Umer bin Abdil-Azizi i thërriti Hauarixhët që të dialogonin me të.”

Shpërndaje: