Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Rebelimet e tyre na kthyen prapa në kohë

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: “El-Lubab”, fq. 500-502

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Ne kemi vërejtur se disa Selefi flasin jo fjalë të mira ndaj disa dijetarëve sepse ata janë të heshtur në lidhje me udhëheqësit dhe agresivë ndaj të tjerëve.”

Përgjigje: “Ma trego vetëm një dijetar ndaj të cilit flasin keq Pasuesit e Sunnetit dhe Xhematit!

Pretendimet boshe s’janë asgjë për t’u shqetësuar. Ne nuk flasim ndaj asnjë dijetari i cili është Selefi. Ne flasim vetëm ndaj atyre të cilët pretendojnë të kenë dije dhe thërrasin në devijim.

Lidhur me pushtetarët, ne duhet të jemi të durueshëm ndaj tyre. Kështu kanë thënë Selefët dhe këtë urdhëroi i Dërguari salallahu alejhi ue selem nëpër hadithet autentike.Shejkhul-Islam Ibnu Tejmije ka thënë se i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem na ka urdhëruar që të luftojmë kundër Pasuesve të Bidateve dhe të bëjmë durim me pushtetarët. Këto janë fjalët e Shejkhul-Islam Ibnu Tejmije.

Ai që lexon në Sunnetin e të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem e sheh se si Selefitë përqendrohen në një metodologji. Ata nuk janë te nënçmuar dhe nuk janë prej atyre që pasojnë të kotën. Marrëdhëniet e tyre me pushtetarët frenohet nga këto udhëzime profetike dhe parime të sakta e të konfirmuara, e të cilat i pasuan Selefët tanë. Ata që rebelohen ndaj pushtetarëve e kanë sjellë umetin shumë prapa. Të tillët kanë qenë shkaktar që umeti islam të fitoj nënçmim dhe poshtërim. E vetmja gjë që mund ta shpëtojë umetin është të kapurit për metodologjinë e Selefëve.

Zgjidhja e vetme e problemeve në Algjeri (fjala është për problemet atje në fund të viteve 80-ta (v.p.)) është të kapurit për metodologjinë e Selefëve – nëse Allahu dëshiron.

Këta njerëz janë duke i krijuar probleme umetit. Zgjidhja e vetme qëndron në Kuran, në Sunnet dhe në metodologjinë e Selefëve. Sa shumë që është dëmtuar umeti nga veprimet idioteske, të çmendurit dhe ky entuziazëm i verbër!

Përveç kësaj, i sheh se si ata e harrojnë fenë. Ata mendojnë vetëm në Tekfir dhe luftën kundër pushtetarëve. Është sikurse feja të ketë të bëjë vetëm me këtë gjë! Ku janë luftërat e Profetëve salallahu alejhim ue selem ndaj pushtetarëve? Kishte pushtetarët edhe në kohën e tyre. Por ata ua mësuan njerëzve Teuhidin dhe i nxorrën njerëzit nga errësira e idhujtarisë dhe injorancës e nuk u rebeluan kundërt tyre. Kjo është metodologjia e Selefëve.

Ne e shohim se si njerëzit janë fundosur në mite, bidate dhe idhujtari. A duhet braktisur thirrjen e pastër në mënyrë që të luftohen pushtetarët? Pushtetarët dhe njerëzit e thjeshtë janë në nevojë për tu bërë thirrje të drejtë për në fenë e Allahut. Atëherë, ku është thirrja në të vërtetë?! Në realitet, ajo tani për tani pothuajse nuk ekziston. Çfarë i bën dobi Islamit që të grumbullosh një sofist i cili beson në panteizëm, një Rafidi dhe një adhurues varri?!

Pos kësaj, dikush mund të pyes veten pse ata janë duke luftuar kundër pushtetarëve?! Përgjigja është e thjeshtë: Ata e bëjnë këtë vetëm për ta marrë pushtetin vetë. Kur ndonjëri prej tyre arrin pushtet ai ia kthen Islamit shpinën.

Rruga e saktë është daveti i vërtetë që pastron mendjet e myslimanëve, bindjet dhe jetën nga gjitha format e idhujtarisë dhe bidateve, davet i cili formon umetin në atë mënyrë që të nxjerr një pushtetar mysliman, një ushtar mysliman, një dijetar mysliman dhe një kërkues dije mysliman i cili kapet për Kurani dhe Sunneti. Kështu formohet shteti islam.

Madje edhe Sejjid Kutbi, me të gjitha devijimet e tij, e kuptoi këtë fakt. Problemi ishte se ai nuk e dinte metodologjinë e saktë. Ai gjithashtu e kuptoi se këto revolta ishin të gabuara dhe se umeti duhet të edukohet në mënyrë që ajo të nxjerr një pushtetarë të drejtë. Fjala popullore thotë se: “E vërteta qëndron në njohjen e armikut”. Edhe pse njerëzit e mençur nuk e dinë metodologjinë e Selefëve ata e kuptojnë se këto budallallëqe nuk i sjellin dobi Islamit apo myslimanëve në aspektin e tyre fetarë dhe në synimet e tyre të kësaj bote dhe as ato të ahiretit.”

Shpërndaje: