Imam Sidik Hasan Khan el-Kanuxhi (v. 1307)
Burimi: el-Intikad er-Raxhih fi Sherh-il-I´tikad es-Sahih, fq. 172
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Shejkh ed-Dahlaui ka thënë:
”Thirrja në të mirë dhe ndalimi nga e keqja është obligim.”
Allahu Te ala ka thënë:
كُنتُمْ خَيْرَ أُمَّةٍ أُخْرِجَتْ لِلنَّاسِ تَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَتَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنكَرِ وَتُؤْمِنُونَ بِاللّهِ وَلَوْ آمَنَ أَهْلُ الْكِتَابِ لَكَانَ خَيْرًا لَّهُم مِّنْهُمُ الْمُؤْمِنُونَ وَأَكْثَرُهُمُ الْفَاسِقُونَ
”Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në Allahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më e mirë për ta. Disa prej tyre janë besimtarë, po shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit.”
ed-Dahlaui ka thënë:
”…me kusht që kjo të mos shpie në sprova…”
Sepse Profeti salAllahu alejhi ue selem e ka urdhëruar umetin e tij që të ndalojnë të keqen nëse efektet e së keqes janë të dashura nga Allahu dhe i Dërguari i Tij salAllahu alejhi ue selem. Nëse ndalesa mbaron me disavantazhe dhe pasoja që janë të urryera nga Allahu dhe i Dërguari, atëherë nuk është e lejuar për të kundërshtuar të ndaluarën edhe pse Allahu e urren aktin dhe praktikuesin e saj. Shebulli i kësaj është dënimi dhe rebelimi kundër mbretërve dhe udhëheqësve; kjo është themeli i të gjitha të këqijave dhe sprova deri në Ditën e Gjykimit. Kur sahabët kërkuan leje nga Profeti salAllahu alejhi ue selem që të luftojë kundër udhëheqësve që shtyejnë faljen e namazit, ai tha:
”Jo. Përderisa ata falen.” 2
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë gjithashtu:
”Ai që sheh diçka të urryer tek udhëheqësi i tij duhet të durojë me të. Sepse ai që devijon një pëllëmbë nga xhemati dhe vdes, përfundon me vdekje injorace.” 3
Ai që mediton mbi sprovat e umetit të mëdha dhe të vogla e sheh se ato burojnë nga ky lloj, dhe mos durimi me mëkatet. Kur është dëshiruar shmangja e mëkateve ato vetëm se janë shtuar edhe më shumë. I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem pa mëkatet më të këqija në Mekë të cilat ai nuk kishte mundësi ti ndryshojë. Kur ai kishte pushtuar Mekën dhe qyteti ishte bërë vend islamik, ai dëshiroi të rindërtoj Qaben në themelet e Ibrahimit salAllahu alejhime ue selem. Edhe pse ai kishte mundësi ta bëjë këtë ai u ndalua nga diçka më serioze se kaq, domethënë se Kurejshitët të sapo konvertuar nuk do ta toleronin këtë. Si rezultat, ai nuk lejoi që pushtetarët të dënohen me dhunë sepse kjo shpie në disavantazhet më të mëdha. Kështu tha Hafidh Ibn-ul-Kajim në ‘I’lam-ul-Muvakki’in”4.
____________________________________________
1 3:110
2 Muslimi (4777) dhe Ebu Favudi (4760).
3 Bukhari (7054).
4 I´lam-ul-Muvakki´in (3/12).