Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”A është i lejuar rebelimi kundër një sundimtari të padrejtë dhe tiran i cili nuk është Sunni por, për shembull është nusejri apo nga partia “Ba’th”?”
Përgjigje: ”Kjo përgjigje kërkon sqarim të detajuar. Nëse kryengritja sjell shkatërrim, vrasje, gjakderdhje dhe rezultatet nuk janë siç duhet të jenë, atëherë kjo gjë nuk është e lejuar. Duhet bërë të keqën më të vogël për të shpëtuar nga e keqja më e madhe. Prandaj themi se kjo nuk është e lejuar. Por nëse rebelimi bën që mosbesimi të zhduket dhe të zëvendësohet nga islami, atëherë kjo është e lejuar dhe gjë e mirë.”