Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Rebelimi nuk është metodologji e Selefëve

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Disa prej atyre që konsiderohen si të dijshëm, thonë se është prej metodologjisë së Selefëve rebelimi ndaj udhëheqësve të padrejtë…”

Përgjigje: ”Personi i tillë është gënjeshtar! Ai nuk e di se çfarë është metodologjia e Selefëve. Metodologjia e Selefëve thotë se nuk bëhet rebelim ndaj udhëheqësit të padrejtë përderisa ai është mysliman. Njerëzit duhet të bëjnë durim ndaj padrejtësive dhe ligësitë që ai i shkakton. Nuk duhet rebeluar ndaj udhëheqësit. Sepse rebelimi ndaj tij shkakton dëme edhe më të mëdha (sesa qëndrimi i tij në pushtet), duke sjellë gjakderdhje, përçarje dhe mosbindje.

Dëmet janë të mëdha. Andaj duhet bërë durim nga padrejtësitë, mëkatet dhe të metat e tij personale. Njerëzit duhet synuar bashkimin për shkak të mirësisë që ajo sjell dhe për shkak se kjo parandalon dëmet dhe të këqijat.”

Shpërndaje: