Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Likaul-Babil-Meftuh (45 B)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Një prej parimeve për të cilin ka mospajtim në mes të Pasuesve të Sunnetit dhe Pasuesve të Bidatit është rebelimi kundër sundimtarëve. Harurijtë-Hauarixhët, u rebeluan kundër udhëheqësit mysliman. Ata e konsideruan atë jobesimtarë dhe luftuan kundër tij. Si rezultat i kësaj ja lejuan vetes që të derdhin gjakun e myslimanëve.
Ndërsa Ehlus-Sunneti dhe Xhemati, ata thonë se jemi të obliguar që ta dëgjojmë dhe t’i bindemi sunduesit edhe nëse ai bën mëkate të mëdha apo vepra imorale përderisa ato nuk janë mosbesim i qartë. Në këtë rast, luftojmë kundër tij me kusht që lufta të mos sjell sherr edhe më të madh.
Profeti salallahu alejhi ue selem ka ndaluar rebelimin kundër sundimtarëve, përveç nëse plotësohen kushte të caktuara. Ai salallahu alejhi ue selem tha:
”Përveç në qoftë se ju shihni mosbesim të qartë dhe për to të keni argument nga Allahu (sheriati i Tij).”
Pra, ato janë katër kushte:
1 – ”… Nëse ju shihni … ” d.m.th. me sytë tuaj, ose të keni dituri për mosbesimin e tyre, e jo vetëm të jetë mëkat prej mëkateve të mëdha. Pra p.sh., edhe nëse ju e shihni atë të bëj zina, të vjedh ose të vret dikë pa të drejtë, mirëpo pa i konsideruar këto vepra si të lejueshme. Në këtë rast, ai nuk është jobesimtarë. Ai është një mëkatarë i madh dhe neve nuk na lejohet të rebelohemi kundër tij.
2 – Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: ”… mosbesim … ”
3 – ”… të qartë … ” – d.m.th. mosbesim i qartë që nuk mund të jetë ndryshe. Nëse mund të kuptohet ose të interpretohet në një mënyrë tjetër, as nuk duhet ta konsiderojmë atë jobesimtarë, e as nuk duhet të rebelohemi kundër tij.
4 – ”… për të cilin keni argument nga Allahu. ” – D.m.th. Nuk është mosbesim vetëm nëse ne e kemi parë si të tillë, tek i cili arrijmë duke bërë krahasime apo me forma tjera. Por për të duhet pasur argumente të qarta nga Kur’ani dhe Sunneti. Këto janë katër kushtet.
Ekziston një kusht i pestë, i cili është i bazuar në argumente të tjera dhe i cili thotë:
5 – Mundësia për ta rrëzuar këtë sundimtar jobesimtarë i cili ka dalë nga feja me mosbesim të qartë për të cilin kemi dëshmi nga Allahu. Ne duhet të kemi fuçinë e duhur për ta bërë këtë. Nëse ne nuk kemi këtë fuçi, e keqja që ne duam ta çrrënjosim do të bëhet edhe më e madhe sesa ajo që ishte më herët. Në vend të kësaj, ne duhet të përmirësojmë gjendjen aq sa mundemi. Kështu disa prej vëllezërve të cilët e donë fenë, kanë gabuar kur janë rebeluar kundër sunduesve të tyre. Allahu është i Urtë. Ai është që i jep disa sunduesve të padrejtë pushtet mbi tjerët. Mos mendoni se nëse disa sundues ushtrojnë padrejtësi apo agresion ndaj të tjerëve se, kjo ndodh vetëm për shkak se Allahu dëshiron kështu. Jo, kjo mund të jetë një urtësi. Allahu ka thënë:
وكذلك نولي بعض الظالمين بعضا بما كانوا يكسبونِ
”Dhe kështu, Ne i bëjmë sundues disa mizorë mbi mizorët e tjerë për shkak të asaj që ata vepruan.” 6:129
Sunduesit nuk bëhen mizorë mbi popullin, përveçse për shkak të tyre: ”Ashtu siç jeni ashtu edhe do të qeveriseni.”
Disa njerëz që përpiqen të rebelohen kundër sundimtarëve të tyre, edhe nëse kjo bëhet me forcë, kjo është gabim. Para së gjithash, ne duhet të dimë se çfarë kanë bërë në të vërtetë sunduesit. Nuk duhet besuar vetëm në thashetheme. Ne kemi dëgjuar shumë thashetheme të rreme në lidhje me ata që janë në pushtet. E kur ne deshëm t’i vërtetojmë ato shpifje, realisht nuk kishin asnjë bazë.
Prandaj hadithi thotë:
”Përveç nëse ju shihni mosbesim të qartë …”
Nëse ne me të vërtetë shohim këtë me sytë tanë, ose na bëhet e ditur nga burime të besueshme, ne duhet ta shtjellojmë përmes Kuranit dhe Sunnetit për ta parë nëse është mosbesim apo mëkat. Nëse ne mendojmë se është mosbesim, ne duhet të shikojmë nëse kemi argument për të nga Allahu. A është ky mosbesim i qartë që nuk mund të kuptohet ndryshe? Ajo mund të jetë pabesim, kur njëkohësisht ai që e vepron atë mund të justifikohet për shkak të keqkuptimit. Pra ajo duhet të jetë e qartë e cila nuk mund të keqinterpretohet. Përveç kësaj, ne duhet të kemi një dëshmi definitive dhe të qartë për të nga Allahu.
Profeti salallahu alejhi ue selem vendosi këto kushte për rebelim kundër sunduesit, të cilat mund të gjykohen nga dikush se vështirë mund të ndodhin, vetëm për shkak se rebelimi sjell dëme më të dëmshme se ato ekzistuese.
Ju i shihni frytet e rebelimeve. A janë njerëzit më të lumtur, para apo pas revoltave? Kurrë. Përkundrazi. Ne nuk kemi nevojë për të përmendur ndonjë shembull të veçantë për shkak se çështja është më se e qartë.
Ne i këshillojmë vëllezërit tanë myslimanë që të mos nxitohen në këto gjëra. Në qoftë se atyre ju vije në pushtet ndonjë zullumqarë, ata duhet që t’i luten Allahut që ta udhëzojë atë, dhe që Allahu t’i ruajë popullin nga dëmet e tij dhe të bëjnë durim.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
”Nëse dikush nga ju sheh ndonjë gjë të urryer tek sunduesi i tyre, ai duhet të durojë. Ai i cili braktis xhematin vetëm sa pëllëmba dorës dhe vdes, ai ka vdekur në xhahilijet.”
Duhet të durojmë dhe të këshillojmë. Kjo është edhe një nga gjërat me të rëndësishme për të cilën na pyeti vëllai, për të cilën Pasuesit e Bidatit dallojnë nga Pasuesit e Sunnetit dhe Xhematit. Ju e shihni se si ata rebelohen kundër sundimtarëve dhe se pasojat bëhen akoma më të këqija.
Çfarë është ajo që përçau umetin, kur ata u rebeluan kundër Uthmanit radijAllahu anh përveç kësaj?!
E lusim Allahun që të të na udhëzoj neve dhe juve.”