Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

59.Refuzimet e Rabi el-Medkhaliut mbështeten nga dijetarët e mëdhenj

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 82-83

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Abdur-Rrahman Abdul-Khalik ka lexuar refuzimet (ndaj tij) në dy librat. Obligimi për të do të ishte që t’i konsiderojë ato si një udhëzim i dobishëm dhe si një këshillë e sinqertë, qëllimi i së cilës ishte e vërteta dhe pastrimi para Allahut. Në vend të kësaj ai mblodhi gjithë fuqinë që të refuzoj këshillën e vëllait të tij dhe kolegut të studimeve, shejkh Rabi bin Hadi Umejr el-Madkhalis. Refuzimi i tij ishte i dhembshëm, nuk kishte asgjë të bëjë me të vërtetën. Shumica e tij ishte për t’u shkaktuar turbullira mendjeve të atyre që kanë pak dije dhe ishte një terrorizëm ideologjik për t’i ekspozuar zemrat e dobëta ndaj dyshimeve dhe konfuzioneve. Shto edhe atë se refuzimi i tij është plot kaos, shpifje dhe kritika të paligjshme ndaj njerëzve të cilët japin këshilla të vlefshme dhe të shëndosha, dhe udhëzime të shtrenjta. Këto veprime të tilla burojnë vetëm nga njerëz që nuk mund të kundërshtojnë me argumente.

Refuzimet e shejkh Rabis u mbështetën nga dijetarët më të mëdhenj. Ata dëshmuan se ai kishte të drejtë, se kritika e tij ishte e drejtë dhe e qartë. Sepse këto dy libra përmbajnë argumente nga Kurani, sunneti dhe logjika, që ndriçojnë rrugën dhe eliminojnë justifikimet.

Shkurtimisht, reagimi i botuar i Abdur-Rrahman Abdul-Khalikit kundër shejkh Rabis përmban një terrorizëm ideologjik që në mënyrë të qartë të shpie në terrorizëm fizik. Të dyja janë jashtëzakonisht të rrezikshme si për individët ashtu edhe për shoqërinë. E keqja e tyre invadon zemrat dhe mendjet e njerëzve. Veçanërisht të prekur janë të rinjtë dhe të paditurit. Ata janë viktima të zgjedhura pikërisht, që të mund të realizohet ideologjia e tij. Megjithatë, Allahu refuzon që diçka tjetër pos së vërtetës të mbizotërojë edhe pse kjo nuk u pëlqen njerëzve të së kotës.

Në fakt kam dashur që të përmend shembuj të Abdur-Rrahman Abdul-Khalikut, të cilat ai i përhap në media. Por duke pasur parasysh se shejkh Rabi bin Hadi Umejr el-Medkhali dhe dijetarë të tjerë i kanë refuzuar gabimet, devijimet dhe bidatet e tij, kuptova se kjo nuk ishte e nevojshme. Kështu ata që dëshirojnë mund t’u referohen atyre. Mjafton të sqarojë se si Abdur-Rrahman Abdul-Khalik hodhi disa shigjeta të terrorizmit ideologjik, e goditi atë që e goditi, por Allahu i shpëtoi ata që kanë dije, Allahu është Mbizotërues por shumica e njerëzve nuk e dinë.

Shpërndaje: