Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

67.Refuzimet që el-Medkhali ia bëri Abdurr-Rrahman Abdul-Khalikit dhe Bekr Ebu Zejdit janë korrekte

Alameh Zejd bin MuhEmmed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: el-Irhab, fq. 95-96

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

I gjashti – Shejkh Abdullahi ka thënë:

“Përveç kësaj ai ju vërsul shejkh Abdurr-Rrahman Abdul-Khalikit dhe e interpretoi fjalët e tij si të gabuara dhe devijuese edhe pse atë kanë qenë miq për një kohë të gjatë pa patur qortime.”

Them: SubhanAllah, o shejkh Abdullah! Të tillë si ti na urdhërojnë që të shkruajmë vetëm atë për të cilën kemi dije sikurse babai e njeh birin e tij. Çka të bën të besosh se shejkh Rabi gënjeu për Abdurr-Rrahman bin Abduh-Khalikin?

Kush të tregoi se shejkh Rabi nuk e ka kritikuar Abdurr-Rrahman bin Abdil-Khalikun disa herë para se ai të shkruante diçka kundër tij?

Pastaj ti e akuzon shejkh Rabin se interpreton fjalët e Abdurr-Rrahmanit si devijuese. Atëherë e njëjta akuzë i drejtohet edhe babait fisnik shejkhut Abdul-Aziz bin Abdilah bin Bazit. Ai debatoi me Abdurr-Rrahmanin lidhur me disa çështje dhe e bindi atë për mëkatet dhe gënjeshtrat që kishte bërë. Ai e nxiti atë që të pendohet për këtë dhe e detyroi që të bënte këtë haptazi në gazetat e Arabisë Saudite dhe Kuvajtit. Fakti është se ai e detyroi atë që ta bënte këtë në një libër që do të përhapej në të njëjtën mënyrë siç u shpërndanë librat e tij të gabuara.

Ky është një sqarim i shkurtë që nuk do të thosha do të vinte si një reagim. Megjithatë, po e përmendi këtë për të kujtuar shejkhun dhe vëllezërit tanë që e donë të vërtetën – dhe kujtimi u sjell dobi besimtarëve.

Sa i përket shejkh Bekr Ebu Zejdit – Allahu na drejtoftë ne dhe atë në sukses, për faqet në të cilat shejkh Abdullahi sugjeron se shejkh Rabi refuzohet, atëherë shejkh Rabi tashmë i ka refuzuar ato në mënyrë të mjaftueshme. Kështu që nuk ka nevojë të përmendim dhe diskutojmë këtu. Refuzimi gjendet në librin “El-Had el-Fasil Bejn el-Hak Uel-Batil”. Kushdo që dëshiron të vërtetën dhe e do atë gjithmonë mund t’i referohet këtij libri.

Shpërndaje: