Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Refuzimi ndaj udhëheqësve

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Likaul-Babil-Meftuh (62 B)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Kush vendos se duhet folur publikisht për mëkatet e njohur në shoqëri? A duhet ta bëjnë këtë dijetarët apo injorantët?”

Përgjigje: ”Ju e keni për qëllim të folurit për mëkatet e udhëheqësve, e jo për mëkatet e përhapura në shoqëri. Shembull, ne kemi mëkate të përhapura në shoqëri, si: kamata dhe bixhozi. Shumica e sigurimeve që ekzistojnë në ditët e sotme janë bixhoz. Ajo çfarë është e çuditshme është se shumica e njerëzve i kanë pranuar ato, dhe e ke të vështirë të gjesh dikë që e refuzon atë! Edhe pse Allahu i Madhëruar e krahason atë (bixhozin) me alkoolin, idhujt dhe hedhjen e shigjetës (për fall). Megjithëkëtë, askush nuk e refuzon atë. Ti siguron veturën apo shtëpinë tuaj dhe jep para pa e ditur se a do të humbësh më pak apo më shumë. Dhe pikërisht ky është bixhoz. Kur është fjala për mëkatet e përhapura në shoqëri, ti duhet që patjetër t’i refuzosh ato.

Ndërsa ne e kemi fjalën për refuzimin ndaj sunduesit. P.sh.: nëse një person ngrihet në këmbë në xhami dhe flet se si shteti është i padrejtë dhe veprojnë këtë dhe atë.

Përveç kësaj, ka dallim në mes të folurit për udhëheqësin në prani ose në mungesë së tij. Të gjitha refuzimet që janë të njohura nga Selefët (kundrejt udhëheqësve) janë bërë në praninë të udhëheqësit apo të sunduesit. Pra, siç thamë se, ka dallim në qoftë se sunduesi është i pranishëm ose jo. Nëse ai është i pranishëm, ai gjithmonë mund të mbrojë veten dhe të shpjegojë arsyet e veta. Mund të jetë se ai e ka me të drejtë dhe ne jemi gabim. Mirëpo nëse ai nuk është prezent dhe ne flasim duke ua dhënë kuptimin veprimeve apo fjalëve të tij ashtu siç ne dëshirojmë, ky është rreziku më i madh.

Siç edhe e theksuam më lartë, ajo që është e njohur nga Selefët është se refuzimet e tyre kanë qenë gjithnjë në prani të udhëheqësit apo sunduesit.

Është më së e njohur se, do të ishte përgojim në qoftë se flet keq për një individ të thjeshtë e jo vetëm për udhëheqësin, në mungesë të tij.

Nëse ke ndonjë gjë kundër tij, atëherë takoje dhe këshilloje atë.”

Shpërndaje: