Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Refuzon të ketë kontakt me babain e saj

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (35)

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighastah22-05-1438h.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë e kam një motër që refuzon të ketë kontakte me babain, pasi që ai nuk pyet për të, ose nuk i intereson për të dhe se ai e la atë tek vëllai i saj, pasi nëna e tyre kishte vdekur, një kohë kur ajo kishte nevojë për të. Çfarë këshilloni këtë motër në lidhje me babain e saj?

Përgjigje: E këshilloj atë që të pendohet tek Allahu dhe të jetë e përkushtuar ndaj babait të saj. Sepse kjo është sjellje e keqe ndaj tij. Detyrat ndaj tij nuk bien vetëm për shkak se ai ishte i keq ndaj saj. Detyra ndaj tij nuk bie. Pra ajo duhet të jetë e përkushtuar ndaj tij dhe ta trajtojë atë mirë.

Shpërndaje: