Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për të ngrënë në një restorant që shet dhe shërben alkool, dhe ai person e di se mund të ushqehet në një vend tjetër pas ca orëve, në veçanti kur ky është kërkues i dijes fetare apo mësues fetar?
Përgjigje: Besimtari është i detyruar që të veprojë më të sigurtën për fenë e tij. Nëse restoranti shet ose shërben pije alkoolike, mish derri ose çdo gjë të ndaluar, është e detyrueshme për të shmangur atë, përveç nëse e ka të domosdoshme. Ai duhet të kërkojë një restorant të përshtatshëm që shërben ushqim dhe pije të përshtatshme që janë lejuar nga Allahu. Ai duhet të ruajë fenë e tij dhe të shmangë qëndrimin midis njerëzve të këqij. Në rast domosdoshmërie, ai duhet të sigurohet që enët në të cilat alkooli dhe mishi derrit janë shërbyer të jenë të pastra dhe të lara. Pra ai duhet të ruajë fenë e tij në çdo rast dhe të shmangë restorantet e integruara përderisa nuk është rast ku ai nuk ka rrugë dalje tjetër. Në këtë rast, ai duhet të shmangë të keqen sipas mundësive të tij.