Imam Harb bin Is’hak el-Kirmani (v. 280)
Burimi: Kitab-us-Sunneh, fq. 66-67
Përktheu: Valdet Gashi
106 – Khauarixhët. Ata kanë dalur nga feja, e kanë braktisur besimin, u revoltuan kundër Islamit, janë ndarë nga xhemati dhe devijuan nga rruga e udhëzimit.
Ata janë rebeluar kundër pushtetarit dhe liderëve, kanë ngritur armët kundër umetit dhe kanë lejuar vrasjen e tyre dhe që pasuritë e tyre të konfiskohen.
Ata bëjnë tekfir mbi të gjithë ata që i kundërshtojnë, përderisa ata nuk mendojnë sikurse ta, dhe të mbeten të devijuar me ta.
Ata fyejnë sahabët e Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem) dhe familjen e tij. Ata heqin dorë prej tyre dhe i akuzojnë me kufër dhe mëkate të mëdha. Ata besojnë se duhet ndarë prej sahabëve kur bëhet fjalë edhe për parimet e fesë.