“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Revoltimi i Aishës nuk është argument!

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: et-Talik ala Sahih Muslimi (9/269)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Disa njerëz thonë se Aishah (radijAllahu anha) u rebelua kundër Aliut (radijAllahu anhu) dhe se ne e aryestojmë atë sepse ky ishte interpretimi i saj. Pastaj ata na pyesin se pse ne nuk i justifikojmë ata për të njëjtën gjë kur qortojnë pushtetarët publikisht në manifeste.

Përgjigja është se Aishah është nëna juaj. Nëse e kritikojnë atë, ti je sjellur keq ndaj saj. Aisha kishte disa sahabë (radijAllahu anhum) me vete të cilët ishin dakord me të. Pozita jonë nuk është si pozita e sahabëve (radijAllahu anhum) që ne të bëjmë të njëjtën gjë si ata. Prandaj imamët ndaluan që fare të mos flitet për atë që ndodhi me sahabëve. Poeti ka thënë:

Ne heshtim në lidhje me çfarë ka ndodhur mes sahabëve

ajo ndodhi vetëm si shkak i Ixhtihadit

As nuk argumentohemi ne me atë që ka ndodhur. Ne kemi hadithe nga i dërguari (salAllahu alejhi ue selem). Nuk ka dyshim se Aliu (radijAllahu anhu) dhe pasuesit e tij ishin më afër të vërtetës se sa ata të cilët u rebeluan me Aishën (radijAllahu anhu).

As veprimi i Aishës apo i ndonjë sahabiu tjetër (radijAllahu anhum) nuk përbën argument. Argumenti është Kurani dhe Sunneti. Pos kësaj analogjia në këtë çështje është e pavlefshme për shkak se ajo është një argumentim i gabuar.

Nëse dikush pyet nëse hadithet në lidhje me Hauarixhët mund të aplikohen në të, kështu që kjo është mu ajo arsyeja pse imamët thonë se ne duhet të heshtim për atë që ka ndodhur mes sahabëve. Ai që është Kharixhi sipas Kuranit dhe Sunnetit është Kharixhi. Por, në këtë çështje ne jemi të detyruar të heshtim dhe të themi se Aisheja e bëri interpretimin e saj dhe gaboi sikurse ajo ka interpretuar çështje të tjera.

Ndoshta dikush thotë se disa sahabë dhe Selefë u rebeluan dhe megjithatë ata nuk e luftuan njëri-tjetrin, as nuk bën Tebdi mbi njëri-tjetrin; a arsyetohet personi që bën interpretimin e vet? Përgjigja është se kjo nuk është e lejuar pavarësisht se kush është revoltuar. Referencë ynë është Libri i Allahut dhe Sunneti i të dërguarit të Tij (salAllahu alejhi ue selem).

Shpërndaje: