Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Revolucion islam

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Likaul-Babil-Meftuh (204 B)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Disa shkrimtarë e kanë zakon të përdorin terma të tilla si ‘revolucione’, ‘revolucion muhamedan’ dhe ‘revolucion islamik’. A është kjo shprehje e saktë? Si duhet refuzuar ata?”

Përgjigje: ”Jo, kjo nuk është e saktë. A e ka quajtur Allahu atë ‘revolucion’, apo e ka quajtur atë ‘udhëzim’? Ai e quajti atë ‘udhëzimë’ dhe ‘e vërtetë’:

يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءكُمُ الرَّسُولُ بِالْحَقِّ

“O ju njerëz, juve u erdhi i dërguari me të vërtetën…” 4:170

Allahu nuk tha se i dërguari kishte bërë revolucion kundër idhujve. Me këtë ne i refuzojmë ata. Ne nuk mund ta shndërrojmë, dritën, udhëzimin dhe të vërtetën në revolucionin. Shpjegojani këtë bashkatdhetarëve tuaj. Tregoni atyre se kjo është e vërteta, dritë, udhëzim dhe shërim.”

Pyetje: ”A ka revolucion islamik?”

Përgjigje: ”Nuk ka asnjë revolucion islamik. Por është në rregull të thuhet se është udhëzim islam.”

Shpërndaje: